Sulmet kibernetike në banka, Ibrahimaj nuk ndahet nga kolegët në qeveri: Ndodhin në gjithë botën!

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj nuk e konsideron problematike situatën nga sulmet e hakerave drejt bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Në konferencën e fundvitit theksoi numrin e lartë të tentativave por dhe shtimin e masave që nuk kanë prekur vetëm Shqipërinë por se sulmet nuk kanë pasur asnjë dëm sa i përket llogarive bankare të qytetarëve shqiptarë.

“Ka mbi 1 milionë sulme qoftë në sektorin Lufta kibernetike është një luftë që është e prekshme, qoftë në sektorin publik ashtu dhe në atë privat. Banka në fjalë nuk ka pasur prekje të llogarive.

Qeveria shqiptare është duke marrë një reformë në klëtë drejtim, ku dpo të monitorojë të gjitha sulmet që mund të ndodhin në të ardhmen. Këto sulme nuk ndodhi vetëm këtu, por në të gjitha vendet e botës, dhe kjo është një luftë që i përket botës së re.

Sa i takon vitit të ardhshëm ministrja solli në vëmendje hapjen e basteve sportive online dhe ndryshimin e ligjit mbi të ardhurat.


Ibrahimaj vlerësoi se ekonomia ka pësuar rritje por shtesa e të ardhurave në buxhet nuk vjen si shkak i çmimeve të shtrenjta të produkteve. 

Gjithashtu shtoi se puna e Bordit të Transparencës për vendosjen e çmimit maksimal të karburanteve nuk do të ndalet.