Shano: Qeveria ka mbledhur qindra milionë euro nga rritja e çmimeve, pse nuk i shpërndan tek të varfrit
Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, Dritan Shano, ekonomist u shpreh se Rama nuk ka oponencë dhe se vendi po kalon një situatë të vështirë ekonomike.
Ai tha se qeveria ka mbledhur disa qindra milionë euro më shumë, por nuk i ka shpërndarë tek qytetarët në nevojë, sikurse janë pensionistët.
Shano: Rama nuk ka oponencë. Unë them ruajna Zot se si është gdhirë kryeministri. Situata që po kalojmë është shumë e vështirë, se ekonomia jonë është feudale, por sot kemi vështirësi tek shtresat vulnerabël në raport me inflacionin që nuk është faji ynë.
Qeveria ka mbledhur disa qindra milionë euro më shumë dhe pse nuk i shpërndan këta. Unë prisja që këto para të shkonin tek pensionistët. Ne jemi ekonomia më e varfër dhe më pak produktive ne rajonin. Njerëzit harxhojnë 48% të të ardhurave për tu ushqyer që është e dhënë nga Mesjeta.
Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
