Goditi me grusht Sali Berishën në protestë, Gerti Shehu del sot para Gjykatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2022, 11:00
Gjykata e Apeli pritet që të marrë në shqyrtim ditën e sotme ankimimin nga avokatët e Gerti Shehut, i riu i cili goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor.
Shehu pritet të dalë sot në orën 12:00 para trupës gjykuese.
Sa i përket gjendjes mendore të personit të dyshuar, që në krye të herës doli një dokument mjekësor, sipas të cilit vërtetohej se mund të kishte probleme mendore, por duke mos qenë konform ligjit, prokuroria ka kërkuar një tjetër ekspertizë.
