Ja pse u arrestua drejtoresha e Mjedisit e Bashkisë Tiranë, Vjola Sterjo
Policia e Korçës zbulon arsyen e arrestimit të Vjola Sterjos që mban postin e drejtoreshës së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës
Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, Vjola Sterjo dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti, informon policia
Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë ekzekutuan sot urdhrin e Prokurorisë për ndalimin 39 vjeçares banuese në Tiranë.
