Seferi: Duhen kontrolle për të parandaluar abuzimet me çmimet
Leonard Seferi, operator turistik, i ftuar në Ora News me moderatoren Sonila Musai u shpreh se Korça mbetet vendi më i preferuar për të kaluar festat e fundvitit.
Ai tha se ky vit ka edhe më shumë fluks pasi nuk ka asnjë kufizim pandemie.
Ndër të tjera Seferi tha destinacionet e shqiptarëve gjithashtu janë dhe vendet e rajonit.
Ai u ndal gjithashtu edhe tek abuzimet me çmimet, ku kërkoi që të ketë monitorime, sidomos në raste festash ku çmimet në shumë biznese janë të kripura.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
