“Betlehemi i gjallë” famullia e Hajmelit ju fton të shikoni lindjen e Jezu Krishtit, 250 banorë të fshatit bëhen aktorë
“Betlehemi i gjallë”, edhe sivjet na ktheu pas në kohë në momentin kur lindi Krishti.
Rreth 250 aktorë, të gjithë banorë të fshatit Hajmel u angazhuan vullnetarisht për të sjellë në skenë këtë moment unik për të krishterët.
Aktori më i vogël, është fëmija 3 muajsh në rolin e Krishtit të sapolindur.
Megjithatë boshatisja e fshatrave e sidomos largimi i të rinjve i ka nxjerrë jo pak vështirësi “Betlehemit të Gjallë”.
Regjisori, i biri i kësaj famullie Markerid Hilaj, tregon se e gjithë kjo është për t’u treguar njerëzve se jo gjithçka është luksi.
Ta shohin me sytë e tyre se si sfumohet nga pallatet e mermerta drejt thjeshtësisë.
Ndërsa për pader Reoland Marku, ky organizim është mjaft domethënës ku së bashku ne shohim se Zoti me Lindjen e Krishtit, na përfshin edhe ne me natyrën e tij Hyjnore.
Ka qenë e mrekullueshme edhe Krishti fëmijë, ku fëmija tre muajsh ka luajtur këtë rol të mahnitshëm.
I gjithë ky organizim sjellë një mesazh paqeje dhe dashurie që na vlen të gjithëve, ku në plan të parë është jeta, dhurata e Zotit bërë ndër ne dhe familja e shenjtë, bërthama e njerëzimit.
Kjo traditë e famullisë së Hajmelit, Ne dioqezen e Sapes është kthyer në një atraksion turistik. Në natën e parë ishin mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria por edhe miq të huaj.
"Betlehemi i gjallë" pritet të vizitohet nga shumë njerëz të cilët kanë mundësinë ta vizitojnë deri më 1 janar 2023.