E kishte me qira nga 2014, qeveria i jep privatit rezervat e shtetit në Librazhd për 1 euro
Qeveria ka dhënë miratimin për fillimin e procedurave të privatizimit për pasurinë “agjencia e rezervave të shtetit Dorëz, komuna qendër, Librazhd”, për 1 euro.
Prona ishte nën administrim të ministrisë së mbrojtjes, dhënë me qira me çmimin simbolik 1 euro/kontrata shoqërisë “Liberest”.
Ndërkohë, kjo pronë me datë 1 tetor 2014, i ishte dhënë kësaj kompanie përmes kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 2, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të pikës 32, të kreut III, të vendimit nr.926, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Dhënien e miratimit për fillimin e procedurave të privatizimit për pasurinë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, Komuna Qendër, Librazhd”, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, dhënë me qira me çmimin simbolik 1 euro/kontrata shoqërisë “Liberest”, sh.p.k., në zbatim të vendimit nr.637, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Liberest”, sh.p.k., për pasurinë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, Komuna Qendër, Librazhd””, dhe në zbatim të vendimit nr.342, datë 19.4.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës ndryshuese të qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Liberest”, sh.p.k., për pasurinë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, Komuna Qendër, Librazhd””.
2. Vendimi nr.637, datë 1.10.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Liberest”, sh.p.k., për pasurinë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, Komuna Qendër, Librazhd””, dhe vendimi nr.342, datë 19.4.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës ndryshuese të qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Liberest”, sh.p.k., për pasurinë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, Komuna Qendër, Librazhd””, me nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës shtetërore, sipas pikës 1, të këtij vendimi, shfuqizohen.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

