Baka: Natën e ndërrimit të viteve do të jemi në terren, Policia Rrugore masa shtesë

Specialisti i qarkullimit urban, Gerhard Baka, i ftuar në studion e Ora News me moderatoren Sonila Musaj deklaroi se këto ditë kemi pasur një numër të lartë automjetesh në kryeqytet.

Baka tha se Policia Rrugore do të jetë në gadishmëri edhe natën e ndërrimit të viteve me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Gjithashtu specialisti i qarkullimit urban shtoi se punonjësit e Policisë Rrugore por jo vetëm do të jenë në terren edhe natën e ndërrimit të viteve për të normalizuar trafikun dhe për mbarëvajtjen e qytetit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.