Shkupi "merr frymë", hiqen masat e vendosura për shkak te ndotjes, nuk ka më transport publik falas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2022, 09:27
Nga sot transporti publik në Shkup nuk do të jetë më falas.
Rekomandimet dhe masat e ndërmarra për shkak të ndotjes së ajrit në kryeqytetin maqedonas, janë hequr duke bërë të pavlefshëm vendimin për transport publik falas.
Ndërmarrja Publike për Qarkullim në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se nga sot ndërpritet transporti publik falas, vendim ky i cili u mor të shtunën si masë kundër ndotjes së ajrit që sipas mediave maqedonase ishte në nivele alarmante.
Por ky vendim nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë.
