Ndalimi i patriarkut për tu futur në Kosovë, Vuçiç i mërzitur takohet me Porfirin
Presidenti Vuçiç iu drejtua publikut pas takimit me Patriarkun Porfiri, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë, gjë për të cilën ishte paralajmëruar më herët.
Presidenti serb tha se refuzimi i djeshëm për të mos e lënë të shkojë në Kosovë se ishte diçka e organizuar nga ajo që e quajti si “regjim” të Kosovës.
“E takova patriarkun me situatën nga këndvështrime të ndryshme, mendoj se refuzimi i djeshëm për ta lënë të shkojë në Kosovë, që u bë nga autoritetet e Kosovës dhe mos lejimi i tij të shkojë në shenjtëroren tonë, flet më së miri për ata që ata organizuan dhe kjo është vetëm pjesërisht regjimi i Kosovës.”
Presidenti Vuçiç, lidhur me ndalimin e hyrjes së Patriarkut Porfiri në Kosovë, ka theksuar se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në histori.
“Shpallje e pakuptimtë, e parëndësishme... Por ata do të vazhdojnë të flasin vetëm për barrikadat serbe, të cilat janë vetëm një shenjë e pakënaqësisë dhe luftës së popullit serb dhe asgjë më shumë." – tha Vuçiç për rastin e patriarkut.
Ndërkohë, nga ana e tij, Patriarku Porfiri u shpreh se donte të shkonte në selinë e tij në prag të festave.
"Si patriark shkova në selinë e parë dhe më të rëndësishme të kishës sime. Si prift shkova të jem me popullin tim në prag të festës më të gëzueshme. Si qytetar shkova në shtëpinë time”, tha patriarku dje në llogarinë e tij në Instagram.
Ai shtoi se dyert e shtëpisë së tij janë të mbyllura për të dhe se i lutet Zotit që të zhbllokojë zemrat e atyre që i mbyllën dhe se dashuria e Krishtlindjes dhe lindja e Shpëtimtarit prek mendjet dhe ndërgjegjen e të gjithë njerëzve.
