Vuçiç viziton ushtrinë në Rashkë, paralajmëron takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar me 27 dhjetor se ka vizituar disa njësi të Ushtrisë së Serbisë “diku midis Kralevës dhe Rashkës”, dhe paralajmëroi një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, por pa dhënë më shumë detaje.
Komuna e Rashkës në Serbi gjendet afër kufirit me Kosovën.
“Unë besoj në drejtësi dhe ligj, por më shumë se çdo gjë në urtësinë, por edhe forcën dhe vendosmërinë serbe”, shkroi ai në Instagram.
Vuçiq ka urdhëruar dje që forcat e armatosura dhe njësitë policore të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.
Më herët gjatë ditës, Vuçiç tha se janë duke folur “me të gjithë” dhe janë duke “bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, për të gjetur një zgjidhje kompromisi.
Më 27 dhjetor, në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja.
