Me traktorë dhe flamur serb, ja barrikadat në Merdarë. Kolonë e gjatë e makinave në pritje

Një grup prej 20 personash kanë bllokuar kalimin në Merdarë në pjesën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë në drejtim të Podujevës mbrëmjen e 27 dhjetorit.

Media serbe RTS publikoi foto nga keto barrikada.

Ata kanë vendosur trajlera dhe traktorë me qëllim që të mbështesin serbët e Kosovës dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty deri në një njoftim të dytë.

Kjo detyroi policinë e Kosovës të mbyllë pikën e kalimit kufitar dhe të këshillojë të shfrytëzohen pikë kalimi kufitare tjera! Media serbe njofton se kjo situtë ka shkaktuar një kolonë të gjatë makinash në pritje në të dy anët e pikës së kalimit kufitar.

Ministrija e jashtme e Kosovës i quajti grupe kriminale serbe.

Vuçiç ka urdhëruar dje që forcat e armatosura dhe njësitë policore të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

Ndërsa mbrëmjen e sotme Presidenti serb vizitoi disa njësi të Ushtrisë së Serbisë “diku midis Kralevës dhe Rashkës”, dhe paralajmëroi një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, por pa dhënë më shumë detaje.