Arrestohet në Serbi një shqiptar “me një sasi të madhe armësh”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2022, 00:56

Një person me nacionalitet shqiptar është arrestuar nga pjesëtarët e agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) dhe zyrtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
BIA njofton se personi me inicialet A.B është arrestuar në Bujanoc nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit, njoftoi BIA mbrëmjen e 27 dhjetorit.
Atij i janë sekuestruar një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me shurdhues, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni”.
“Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i mëtutjeshëm i armëve në zonën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
