Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak ndotja e ajrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2022, 10:00
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në Shkup dhe në tre qytete të tjera për të mbrojtur qytetarët nga nivelet e larta të ndotjes së ajrit.
Bëhet me dije se sot nuk u zhvillua asnjë ngjarje sportive dhe nuk do të mbahet për sa kohë që nivelet e ndotjes janë të larta . Gjithashtu janë pezulluar edhe aktivitet e organizuara në natyrë.
"Ndërkohë duke filluar nga nesër, puna në sektorin e ndërtimit do të kufizohet në gjashtë orë", raportojnë mediat maqedonase.