Tensioni në veri të Kosovës: Dendias komunikon me shefin e zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë
Për shkak të situatës së tensionuar që mbizotëron në veri të Kosovës, Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ka kontaktuar mëngjesin e sotëm me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë.
Po ashtu ai ka folur dhe me zyrtarë të dislokimit grek të KFOR-it, për t'u informuar për situatën që po zhvillohet në rajon pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Siç theksojnë ata, Ministri i Punëve të Jashtme, në kuadër të iniciativave që ndërmerr për uljen e tensionit, përmes vizitave të shpeshta në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është në kontakt të rregullt me të dërguarin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák.
Për këtë gjë ai ka emëruar ambasadoren Sofia Grammata, të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor.
Për më tepër, nënvizohet se Greqia i kushton rëndësi parësore konsolidimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu mbështet vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë në favor të një zgjidhjeje të dakorduar reciprokisht të çështjeve të pazgjidhura dhe përfundimtare.

