Beqa: Shqipëria me kontribut negativ në dialogun Kosovë-Serbi me Ballkanin e Hapur

Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, Mentor Beqa, pedagog u shpreh se bilanci i qeverisë shqiptare është negativ në shumë fusha.

Ai tha se suksesi i dukshëm në politikën e jashtme nuk ka sjellë asnjë përfitim për shqiptarët dhe shtoi se kemi dëmtuar Kosovën me Ballkanin e Hapur.

Beqa: Kemi një qeveri të korruptuar dhe që nuk arritur të sigurojë asnjë parametër për zhvillimin dhe sundimin e ligjit. Bilanci i saj në total është një bilanc negativ. Atë që e shoh më me profesionalizëm, e shoh në bilancin e politikës së jashtme.

Ne kemi disa suksese. Kemi qenë anëtarë e këshillit të sigurimit, pritëm një samit shumë të rëndësishëm si ai i BE-Ballkani Perëndimor. Në pikëpamje të rezultateve gjithë kjo mbështetje nuk reflektohet në të mira konkrete për Shqipërinë dhe shqiptarët në rajon. Shqipëria ka dhënë një kontribut negativ në pozicionin negociues të Kosovës në raport me Serbinë me Ballkanin e Hapur.

Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.