Kikia: Serbia në udhëkryq mes Perëndimit dhe Rusisë, ndez gjithmonë konflikt me Kosovën
Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Mentor Kikia u shpreh se Serbia është sot në udhëkryqin historik mes perëndimit dhe Rusisë.
Ai tha se Serbia ka një mullar me bar që e ndez sa herë do të bëjë tym për të mos parë raportin e saj me Rusinë, duke ndezur mullarin e Kosovës.
Kikia: Serbia është sot në udhëkryqin historik mes perëndimit ku kërkon anëtarësimin në BE, por që projekti franko-gjerman ia mbyll derën një anëtarësimi nominal, por synon një union Ballkani që të shkojë bashkë në Evropë. Konflikti ruso-ukrianas e ka vendosur Serbinë në vijën se ku do të jetë.
Vucic gati e refuzojë dhe preferoi që t’i luteshin që të vinte në Samitin e Tiranës, ku do të diskutohej edhe vendimi i Serbisë për sanksionet ruse. Serbia ka një mullar me bar që e ndez sa herë do të bëjë tym për të mos parë raportin e saj me Rusinë.
Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
