Bazë armatimesh dhe lëndësh plasëse në Follorinë, 14 grekë në prangat e policisë

Një operacion i policisë greke ka cuar në arrestimin e 14 shtetasve grek e zbulimin e një baze armatimesh e municionesh.

Hetimet nisën më 30 nëntor në Follorinë ndërsa u kryen 13 kontrolle në shtëpi dhe një magazinë, ku u sekuestruan gjithsej: dy automatikë, 14 pushkë ushtarake, 19 pistoleta, dhjetë revole, 17 armë gjahu, 8.8 kg barut, 8 granata dhe një granatë dore, 3240 fishekë, 11 gëzhoja, tetë predha të llojeve të ndryshme, 43 karikatorë, tetë bajoneta, 16 fishekzjarre, pjesë të ndryshme armësh, fitil momenti, dy sprej piper dhe 20 e fishekzjarre.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe 179 pako cigare pa doganë dhe një monedhë e vjetër që i përkisnin dispozitave mbrojtëse të legjislacionit për antikitetet. 

Ndaj pronarëve të armëve është ngritur procedim për shkelje të ligjeve për armët dhe lëndët plasëse, për mbrojtjen e antikiteteve.

Hetimet paraprake po vazhdojnë për të vërtetuar ndonjë përfshirje të të akuzuarve në paligjshmëri të tjera, ndërsa gjithsej 45 armë zjarri i janë dorëzuar laboratorëve të kriminalistikës për analiza balistike për të treguar nëse janë përdorur krime apo jo.

Bazë armatimesh dhe lëndësh plasëse në Follorinë,

Bazë armatimesh dhe lëndësh plasëse në Follorinë,

Bazë armatimesh dhe lëndësh plasëse në Follorinë,