Stivi Frashëri shpërthen kundër FFK-së: Çfarë turpi!

Stivi Frashëri nuk u përfshi në formacionin më të mirë të vitit nga FFK në Kosovë dhe ky fakt ka mjaftuar për portieri kampion me Ballkanin të reagojë në mënyrë të ashpër.

Ishte Enea Koliçi i Gjilanit që u vlerësua nga Federata e Kosovës për portierin e formacionit më të mirë ndërsa për Frashërin u mbyll një vit me shumë suksese që kulmuan edhe me pjesëmarrjen e Ballkanit në fazën e grupeve të Cinference League.

Në një video që e shoqëron me pritjet e tij më të mira, ai shkruan: "Faleminderit për përkrahjen tuaj fallco. Çfarë turpi pas gjithë asaj që kam bërë”.