Ndryshime dhe në kupolën e burgjeve, Saraçi ikën nga "313-a", Keidis Çela drejtori i ri

Pas Policisë së Shtetit lëvizje ka patur edhe në burgje.

Administrata e burgjeve është përfshirë nga ndryshimet ku drejtori i paraburgimit 313 është emëruar Keidis Çela.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Shkëlzim Saraçin, i cili transferohet si titullar i spitalit të burgjeve.

Ndryshimet kanë prekur edhe në zinxhirin komandues të sigurisë në burgun 313, përfshirë shefin e sigurisë së burgut dhe atë të shoqërimeve.

Burgu 313 është institucion i rëndësisë së veçantë, pasi në godinën e tij është instaluar sistemi 41 Bis, ku ndodhen të izoluar eksponentë të krimit të organizuar, të dënuar për vepra të rënda penale.