Festat e fundvitit, mbi 4 mijë emigrantë futen në Shqipëri nga Kapshtica, mbi 2 575 nga Qafë Thana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2022, 10:16
Si çdo vit, shumica e emigrantëve zgjedhin që Vitin e Ri ta festojnë pranë familjeve të tyre në atdhe.
Ditën e djeshme në vendin tonë janë futur 4056 emigrantë nga pika kufitare e Kapshticës dhe kanë dalë 2848.
Ndërkohë nga pika kufitare e Qafë Thanës kanë hyrë 2575 dhe kanë dalë 1774 shtetas.
Ditën e sotme raportohet dhe fluks në Portin e Vlorës, ku kanë mbërritur rreth 800 persona me dy tragete nga Italia.
Aktualisht në Portin e Vlorës për të evituar radhët janë shtuar sportelet teksa punohet me 8 sportele. Situata edhe në vijim pritet të regjistrojë sërish fluks lëvizjesh.
