Sulmohet blloku muzeal në Parkun Rinia, Korçë

Janë dëmtuar në orët e para të mëngjesit të së martës, skulpturat në bllokun muzeal në Parkun Rinia, në Korçë.
Persona ende të paidentifikuar kanë rrëzuar dhe thyer të paktën sy skulptura, ndërsa policia ka nisur hetime për të identifikuar e arrestua personat përgjegjës për këtë vandalizim.

Kjo është pamja që lanë pas, personat ende të paidentifikuar për policinë.

Kanë qenë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, ata që kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave.

Njoftimin e ka marrë edhe Policia e Korçës, të cilët kanë filluar hetimin për rastin, duke krehur zonën dhe duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur identifikimin, e më pas arrestimin e personave që e kanë kryer këtë akt.

Për qytetarët e Korçës, këto janë akte vandalizmi që nuk duhet amnistrohen.

“Nuk është normale. Është akt vandalizmi të dëmtosh kulturën. Dhe pyetja është, ç’janë këta që e bëjnë këtë?

Shumë keq, janë bërë me qëllim se vet nuk bien këto. Këtu na vijnë turista dhe kur i shohin këto…” thanë banorët.

Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm, ndëra pak ditë më parë në Tiranë u dhunua edhe skulptura e Mit’hat Frashërit, një ngjarje ende e pazbardhur nga autoritetet.

Sulmohet blloku muzeal në Parkun Rinia, Korçë