Bitri: Partizani me meritë në vendin e parë, mundësitë janë për të dalë kampionë

Futbollisti i Partizanit Eneo Bitri në një intervistë për emisionin “Ora Sport” në RTV Ora foli rreth ecurisë së ekipit.

Ai u shpreh se Partizani është me meritë në vendin e parë dhe se mundësitë janë për të dalë kampionë.

Eneo Bitri: Unë dua të jap shembullin e parë në fushë dhe të tjerët të më ndjekin nga pas. Partizani i ka gjasat për të dalë kampion pasi jemi në vendin e parë dhe mundësitë janë për të dalë kampion. Ne do të bëjmë maksimumin për të dalë kampion.

Tani që jeni përballur me pjesën më të madhe të skuadrave cilën skuadër konsideroni si më të rrezikshme?

Eneo Bitri: Skuadra më e rrezikshme që na ka hapur më shumë punë ka qenë Egnatia.

Sa i përket kundërshtarit që e shikon si më të rrezikshëm është Xhulios Kuka të cilin në fakt e ka në skuadrën e tij por sa i përket skuadrave të tjera nuk dha një emër.