“Valixhe me para në duar”, zgjerohet skandali i korrupsionit në Parlamentin Evropian
Vijojnë të zbulohen detaje të reja nga hetimet mbi skandalin që është cilësuar si “Qatar Gate”, që prej javësh ka ngjallur reagime të shumta në Parlamentin Evropian pas arrestimit të ish-zëvendës Presidentes greke Eva Kaili për korrupsion nga Katari.
Mediat italiane kanë publikuar së fundmi pamje ku zbulohet një takim i zhvilluar mes ish-eurodeputetit italian Antonio Penzeri, Francesco Giorgi (bashkëshorti i eurodeputetes Eva Kaili) dhe ministrit të Dohas në një hotel të Brukselit.
Mediat italiane raportojnë se kamerat kanë fokusuar momentin kur Ali Ben Samih al-Marri, ministri i Punës i Katarit, Pier Antonio Pancheri dhe Giorgi janë takuar në 10 tetor dhe ky mendohet të ketë qenë momenti kur është bërë edhe transporti i parave pasi ministri i Katarit shihet me valixhe në duar.

