Ukraina, Kuleba: "Ne synojmë një samit paqeje në OKB deri në fund të shkurtit"

Lufta në Ukrainë është në ditën e 306-të. Qeveria ukrainase synon të ketë një samit paqeje deri në fund të shkurtit, mundësisht në Kombet e Bashkuara dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si ndërmjetës të mundshëm, pak a shumë rreth përvjetorit të fillimit të luftës nga Rusia.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një intervistë për agjencinë Associated Press.

"Ne synojmë një samit paqeje në OKB deri në fund të shkurtit".

Presidenti Zelensky njoftoi se e ka njohur me planin e paqes edhe kryeministrin indian Modi.

“Pata një telefonatë me kryeministrin Narendra Modi të Indisë dhe i urova atij një presidencë të suksesshme të G20. Pikërisht në këtë platformë unë shpalla formulën e paqes dhe pres angazhimin e Indisë në zbatimin e tij”, shkroi presidenti ukrainas Zelensky në Tëitter.

“E falënderova gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen humanitare në Kombet e Bashkuara”, shtoi ai.

Sakaq Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për procedurën e aplikimit për pasaporta ruse nga banorët e rajoneve Donetsk, Lugansk, Kherson ose Zaporizhzhia të aneksuara nga Rusia.

Lajmin e bën të ditur Ria Novosti.