Djalit të ministrit Salvini i kthejnë telefonin që ja grabitën me forcë
Dy ditë para Krishtlindjeve, djali 19-vjeçar i Matteo Salvinit, Federico, u kërcënua me një copë shishe dhe i grabitën celularin. Ishte pas orës 20:00, koha e darkës në mbrëmjen para Krishtlindjes, kur dy burra afrikano-veriorë iu afruan Federikos, i cili po ecte, i grabitën telefonin dhe më pas ikën.
Djali të ministrit dhe sekretarit të Legas, Matteo Salvini, u grabit rreth orës 20:00 të 23 dhjetorit në rrugën Palma, jo shumë larg Pio Albergo Trivulzio në Milano, nga dy persona që e kërcënuan me një shishe.
Policia ka gjetur telefonin inteligjent dhe ia ka kthyer sot 19-vjeçarit.
“Atij i ndodhi ashtu siç, për fat të keq, u ndodh shumë njerëzve në Milano”, tha Matteo Salvini.
“Për fat të mirë askush nuk u lëndua”, shtoi ai.
Telefoni u gjet jo shumë larg. Një shitës egjiptian, të cilit ia kishin ofruar për shitje, ia dorëzoi policisë në prag të Krishtlindjeve.
Sot iu kthye Federico Salvinit. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e dy grabitësve, duke këqyrur edhe kamerat në zonë.

