Fermeri me 102 fëmijë, 568 nipër e mbesa nga 12 gra: Si mund të jetë i kënaqur një mashkull me një grua

Një fermer nga Uganda , i cili ka 102 fëmijë dhe 568 nipër e mbesa nga 12 gra, më në fund ka vendosur të ndalojë rritjen e familjes së tij.

67-vjeçari Moussa Hasahia u ka kërkuar tani grave të tij që të përdorin kontraceptive në mënyrë që të mos lindin më fëmijë.

Fermeri me 102 fëmijë, 568 nipër e mbesa nga 12 gra: Si mund

“Të ardhurat e mia po bëhen gjithnjë e më të pakta me kalimin e viteve për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe familja po bëhej më e madhe. Po martohesha njëra pas tjetrës. Si mund të jetë i kënaqur një mashkull me një grua”, tha ai sipas The Sun.

Hasahia dhe familja e tij jetojnë në Lusaka, Ugandë, ku poligamia është e ligjshme. Ai tha se të gjitha gratë e tij jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Gruaja e tij më e re, Zulaika, nënë e 11 fëmijëve, tha:

“Nuk do të kem më fëmijë. E pashë situatën e keqe financiare dhe tani po marr pilula kontraceptive”.

Rreth një e treta e fëmijëve të Hasahisë, të moshës ndërmjet 6 dhe 51 vjeç, jetojnë me të në fermën e tij. Fëmija i tij i madh është 21 vjet më i madh se gruaja e tij më e vogël.