Stuhia në SHBA: New York i bllokuar në gjendje emergjence, 28 viktima

Stuhia dimërorë në Amerikën e Veriut vijon të marrë jetë njerëzish. Në New York kanë humbur jetën 28 persona shumica prej tyre në Buffalo. Meteorologët parashikojnë reshje të shtuar dëbore këtë të martë teksa pritet lehtësim në ditët në vijim.

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në New York-un perëndimor, shumëica prej tyre në Buffalo, pasi prej ditësh stuhia dimërorë vijon të godasë Amerikën e veriut.

Autoritetet kanë njoftuar se disa qyetarë ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë.

Sipas meteorologëve priten reshje të shtuara bore që mund të arrijnë këtë të enjten në 23 cm.

Stuhia që shtrihet nga Kanadaja në kufirin me Meksikën ka vrarë të paktën 56 persona.

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut.

“Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Twitter.

Stuhia dimërore  e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra - ka ndërprerë udhëtimin nëpër SHBA.

Parashikuesit thonë se do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshilla mbetet për të shmangur udhëtimet nëse nuk është diçka e nevojshme.

Stuhia në SHBA: New York i bllokuar në gjendje emergjence, 28 viktima