VIDEO/ Burri i droguar thyen me kokë xhamin dhe futet në banesë për të përdhunuar gruan, vdes
Një burrë i droguar ka vdekur pasi hyri në banesën e një gruaje britanike në Brazil , duke thyer dritaren me kokë dhe duke u përpjekur ta përdhunonte.
Jacques Freitas, u hodh nga gardhi metalik i kompleksit të banesave luksoze në rajonin e Salvadorit të Brazilit pak para Krishtlindjeve dhe policia beson se ai mund të ketë qenë nën efektin e drogës.
Pamjet tronditëse të kamerave tregojnë nëpunësin civil duke thyer me kokë një dritare xhami, që e preu në fytyrë, përpara se të përpiqej të përdhunonte një grua .
Gruaja e tmerruar arriti të dilte me vrap nga banesa e saj dhe të shkonte drejt pishinës së jashtme të kompleksit ndërsa burri e ndiqte.

Burri shihet duke u rrëzuar në buzë të pishinës, me sa duket nga humbja e gjakut. Mediat lokale raportojnë se burri ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia tani po heton rastin dhe në banesën e tij ka gjetur kanabis , kërpudha “magjike” dhe pilula të tjera.
Menaxherja e ndërtesës Rita Pires tha për mediat lokale “Ishte një natë tmerri. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë” dhe shtoi për Freitasin “madje edhe i plagosur, arriti të vraponte. Krahu i tij ishte thyer, ai çalonte, dridhej dhe arriti të vraponte pas vajzës në zonën e pishinës”.
