"Katar Gate" eurodeputetja greke Eva Kaili do ti kalojë në paraburgim Krishtlindjet

Eva Kaili, deputetja greke e Parlamentit Evropian në qendër të një skandali të parave për ndikim që implikon Katarin, do të mbetet në burg në pritje të gjykimit, ka vendosur një gjykatë belge.

Kështu mësohet nga prokuroria federale.

Kaili është një nga katër personat që janë akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash për këtë çështje. Hetuesit kanë sekuestruar afro 1.5 milionë euro para të gatshme nga prona të ndryshme në Bruksel, përfshirë 150,000 euro nga banesa e saj.

Katër të dyshuarit e tjerë janë partneri i Kailit, ndihmësi i Parlamentit Evropian, Francesco Giorgi, ish-deputeti italian Pier Antonio Panzeri dhe kreu i një OJQ-je, Niccolò Figà-Talamanca.

Familja e Figà-Talamanca ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Giorgi është raportuar nga mediat belge dhe italiane se ka rrëfyer dhe ka kërkuar të shfajësojë partneren e tij. Ai nuk iu përgjigj një mesazhi të dërguar në telefonin e tij.

Depozitat e një llogarie të përbashkët bankare në emër të çiftit u konfiskuan gjithashtu, me zyrtarët që lanë të kuptohet se llogaria ishte përdorur për pastrimin e parave.