Burri humb jetën, u rrëzua teksa pastronte dritaren në katin e dytë të pallatit

Një 59-vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua nga dritarja e banesës së tij në katin e dytë të një pallati në Corso Cavour në Mortara (Pavia), në Lomellina në mëngjesin e Krishtlindjes.

Vincenzo Musella, ky është emri i viktimës, me origjinë nga Napoli dhe banues në qytetin Lomellina, me profesion tullaxhi, por që humbi jetën pasi u rrëzua teksa po pastronte xhamat e shtëpisë së tij.

Ai pothuajse me siguri ka humbur ekuilibrin, duke rënë në tokë nga një lartësi prej disa metrash.

Dëmtimet e marra nga përplasja me tokën kanë qenë shumë të rënda.

Vijojnë hetimet për të rikonstruktuar dinamikën e aksidentit.