Rikthehen në Korenë e Jugut kukullat e seksit "adult size"
Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë hequr ndalimin e importit të kukullave të seksit të madhësive "të rritur".
Vendimi vjen pas vitesh debati nëse qeveria po ndërhynte në jetën private të njerëzve.
Udhëzimet e rishikuara lejojnë kukullat në formë të të rriturve të kalojnë në doganë, por kukullat si fëmijë që ngjajnë me të miturit janë ende të ndaluara, tha Shërbimi Doganor i Koresë.
Kukullat e seksit nuk janë të paligjshme në Korenë e Jugut. Mirëpo, mijëra prej tyre janë sekuestruar në doganë që nga viti 2018.
Zyrtarët bllokuan importin e kukullave të seksit në madhësi reale sipas një ligji që kufizon mallrat që shihen si dëmtues të traditave dhe moralit publik të Koresë së Jugut.
Importuesit fillimisht i çuan ankesat në gjykatë duke kërkuar heqjen e ndalimit dhe lirimin e kukullave në doganë. Ata thanë se produktet nuk cenonin dinjitetin njerëzor.
Në vitin 2019, Gjykata e Lartë la në fuqi një vendim që kukullat e seksit përdoren për përdorim personal dhe bien nën të njëjtën kategori si pornografia, e cila është me rregulla të forta, por e ligjshme.
Megjithatë, gati një çerek milion njerëz nënshkruan një peticion për të ndaluar importin e këtyre kukullave në Korenë e Jugut. Autori i paidentifikuar i peticionit tha se kukullat mund të çojnë në një rritje të krimeve seksuale.
Çështja u zgjidh kur zyrtarët doganor vendosën të heqin ndalimin. Ata thanë në një deklaratë se vendimi është marrë pas shqyrtimit të vendimeve të fundit të gjykatës dhe opinioneve nga agjencitë përkatëse qeveritare, përfshirë Ministrinë e Barazisë Gjinore dhe Familjes.
Por zyrtarët e doganës thanë se do të ndalonin shitjen e kukullave të seksit që u ngjajnë njerëzve të vërtetë, siç janë të famshëm.
Është e paqartë nëse ndalimi i shitjes vlen edhe për kukullat e seksit të prodhuara në vend që duken si të mitur, por kufizime të tilla ekzistojnë në Australi, Britani dhe SHBA.