Manjati rus i salsiçeve, Pavel Antov, ka vdekur në një hotel në Indi

Një politikan rus, i cili cilësoi luftën e Putinit në Ukrainë si terror, është gjetur i vdekur. 

Multimilioneri Pavel Antov po festonte ditëlindjen e tij, kur u rrëzua në mënyrë misterioze nga një hotel në Indi.

Mediat indiane raportuan se ai u hodh nga çatia, por konsulli i përgjithshëm i Rusisë Alexei Idamkin këmbënguli se ai ra nga dritarja. 

Në qershor, Antov kundërshtoi sulmet me raketa në Ukrainë, duke thënë: "Një vajzë është nxjerrë nga rrënojat, babai i vajzës duket se ka vdekur. Për të thënë të vërtetën, është jashtëzakonisht e vështirë ta quash këtë gjë tjetër veç terror."

Por ai shpejt u kthye, duke fshirë postimin e tij në rrjetet sociale dhe kërkoi falje.

Në shtator, një tjetër kritik i Putinit u gjet i vdekur në mënyrë të dyshimtë pas një vetëvrasjeje të supozuar.