Eksperiment i suksesshëm, takohen pas 10 vjetësh pacienti dhe kirurgu që kreu transplantin e dorës
Takohen pas 1 dekade mjeku që realizoi transplantin e dorës për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar me pacientin e tij Mark Cahill. Eksperimenti i suksesshëm do të pasohej nga dhjetra të tjerë, e kirurgu nuk arrin ta fshehë dot krenarinë për punën e tij.

Kjo foto që shikoni u shkrep 10 vite pas operacionit të parë të transplantit të dorës në Mbretërinë e Bashkuar, nisur si eksperiment, por fatmirësisht rezultoi me sukses.
Mark Cahill, pronar i një lokali në West Yorkshire u takua me mjekun e tij kirurg Prof Simon Kay më 27 Dhjetor të 2012-ës, për shkak se dora e djathtë i ishte prekur nga një infeksion i rrezikshëm.
Veriu i Kosovës nën tension, Vuçiç premton për marrje masash
26 Dhjetor, 21:46
Stafi i Leeds Teaching Hospitals, ndër të paktët spitale në botë që kryen transplante duarsh, së bashku me kirurgun morën përsipër të realizonin operacionin tek Cahill.
“Nëna ime e kishte parë profesorin Kay në televizion duke thënë se do të bënte transplante duarsh. E bisedova me familjen dhe vendosa ta bëja. Rezultoi që kisha të drejtë! Shumë shpejt më vunë në gjumë dhe unë u zgjova me një dorë të re- u shpreh Mark Cahill.
Për mjekun Simon Kay takimi me pacientin e tij pas 10 vjetësh është po aq emocionues si ditën e parë.
Gjerat e vogla, si të krehësh flokët e vajzës, të hapësh rubinetin, të pish një gotë ujë janë të mëdha për nga rëndësia.
"Rasti i Mark Cahill ishte hisori suksesi"– tha mjeku.
Transplanti i dorës kryhet me vështirësi pasi mungojnë donatorët dhe përshtatja kërkon më tepër kohë.
Kjo metodë ende nuk është implementuar tek fëmijët.
