Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për situatën në Kosovë: S’duhet të ketë barrikada
Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot komandantin e misionit të KFOR, të udhëhequr nga NATO në Kosovë gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.
Takimi erdhi në kuadër të diskutimit të situatës në Kosovë.
Today, the Commander of the #NATO-led #KFOR mission, Major General Angelo Michele Ristuccia, met with Mr. Albin Kurti @albinkurti and Mr. Lars-Gunnar Wigermark @LarsGWigemark (HoM @EULEXKosovo) to discuss the security situation in Kosovo. pic.twitter.com/IKteFEDQwZ
— @NATO - KFOR (@NATO_KFOR) December 26, 2022
Sipas Kurtit, në këtë takim është diskutuar edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.
“Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.
Gjatë takimit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.
U theksua profesionalizmi, maturia dhe guximi i dëshmuar i Policisë së Kosovës, në ruajtje të sigurisë dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, tha Kurti.
