Don Phenom shkund themelet e show bizit shqiptar: Albumi i ri dedikim për këta artistë

Reperi i mirenjohur Don Phenom, prej disa kohësh ka paralajmëruar albumin e tij më të ri me titull 'King Naqe'.

Madje në intervistën e tij të fundit në RTV ORA në emisionin 'Glamour Zone', theksoi se është një nga projektet që i ka dedikuar vite.

Por burime pranë Ora News, bëjnë me dije se reperi do të publikoje disa këngë të cilat janë thumbim i drejtëpërdrejtë për show bizin shqiptar.

Më konkretisht, thuhet se reperi do të zbulojë të vërtetën e mosmarrëveshjeve që ka patur me reperë të tjerë.

Tek miqtë e afërt, Don Phenom është shprehur se këto këngë do të shkundin themelet e tregut muzikor shqiptar.

A do të ketë ndonjë të vërtetë për mosmarrëveshjet e hershme? Kjo mbetet për tu parë.