"Albërije Hadërgjonaj bënte si zonja e çifligut, ishte mendjemadhe", Vida Kunora rrëfen momentin e sikletshëm

Këngëtarja e mirënjohur, Vida Kunora, së fudmi ka qenë e ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku ka rrëfyer për moderatoren Ester Bylyku, historinë e martesës së saj, dyshimet ne besnikërinë e bashkëshortit, si dhe ka folur për kolegët.

Pasi tha se Don Xhonit dëshironte t`i ngrinte një përmendore, Vida Kunora nuk la pa permendur as Albërije Hadërgjonaj.

Ester Bylyku: Me cilën nga koleget nuk pëlqeheshit në fillim, por pasi u njohët u bëtë mikesha?

Vida Kunora: Në fillim Albërije Hadërgjonaj më është dukur shumë mendjemadhe. Duhej të shkonim te salla e grimit, ajo erdhi kërkonte radhën, bënte si zonja e çifligut. Mua mu duk mendjemadhe. Por kur u njohëm, u bëmë mikesha dhe e duam shume njëra-tjetrën.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.