"Burri u fejua me një tjetër, por Zoti e solli te unë", këngëtarja Vida Kunora rrëfen historinë e jetës
Vida Kunora, bilbili i muzikës popullore të veriut, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka rrëfyer histori të pathëna më parë te jetës së saj.
Pasi pranoi se nuk do të ndahej nga bashkëshorti edhe nëse ai do ta tradhëtonte, Vida tregoi si nisi historia e saj e dashurisë me partnerin.
"Ne jemi njohur që të vegjël, por secili vazhdoi jetën e tij. Po e them këtu për herë të parë që burri im ishte fejuar me një tjetër, por gjërat nuk i ecën si e menduan dhe ata u ndanë. Më pas u takuam pas shumë vitesh, sepse Zoti e solli te unë. Ai e pa që isha zbukuruar (qesh), dhe kështu nisëm historinë e dashurisë" - tha Vida.
Në vijim këngëtarja rrëfeu edhe se i kontrollon mesazhet fshehurazi bashkëshortit, sepse ndonjëherë ata janë në distancë për shkak të punës së saj, dhe kjo e shtyn këngëtaren të dyshojë në besnikërinë e tij.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
