Sociale, aktualitet, investigim dhe politikë, këto janë lajmet që shënjuan vitin 2022
Everest Dedaj, gazetar politik, Isa Myzyraj, gazetar aktualiteti, Anxhela Celibashi, gazetare sociale, Alketa Çeku, gazetare investigative në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” kanë bërë një pasqyrim të lajmeve që kanë shënjuar vitin 2022.
Anxhela Celibashi jep këtë pasqyrim për çështjet sociale:
“Ky vit duket se ka qenë më i qetë nga ana e shëndetësisë. Nuk ka pasur shumë probleme. Ka pasur probleme të shumta sa i përket mënyrës se si shqiptarët po jetojnë. Ka pësuar rritje të lartë jo vetëm karburanti por dhe çmimet e produkteve. Rritja e çmimeve solli dhe protesta. Protesta ne Tiranë banorëve u prishen shtëpitë. Largimi i qytetarëve shqiptarë, ajo që ndodh në Shqipëri është për tu frikësuar. Problem tjetër janë problemet e shëndetit mendor.”
Isa Myzyraj jep këtë pasqyrim për çështjet që kanë të bëjnë me aktualitetin dhe botën
“Shqipëria pësoi 20 vende ule dramatike sa i përket lirisë së mediave dhe shtypit. Në botë nisja e luftës është ndër lajmet që ka qëndruar çdo ditë në kryelajm të mediave botërore. Pastaj erdhi rritja e çmimit të energjisë, e çmimeve. Lajm tjetër janë protestat në Iran prej shtatorit. Blerja e Twitter nga Musk është një tjetër lajm. Ishte ditë e keqe për demokracinë dita kur Musk bleu Twitter. Hetimet për Donald Tramp. Vdekja e mbretëreshës Elizabeth, ishte ndër funeralet më të ndjekura në 100 vitet e fundit. Lia e majmunëve. Muajt e fundit kemi parë frikën për një konflikt të mundshëm në Kosovë."
Alketa Çeku sa i përket investigimeve tregoi:
“Ora Investigim ka qenë e para që ka bërë publik se një kompani ka hedhur në treg kosin me fekale. AKU nuk ka njoftuar konsumatorët por këtë e kemi bërë ne. Një sasi e konsiderueshme është shitur. Në këtë rast kemi qe në krah të qytetarëve. Diçka tjetër që kemi sjellë në vëmendje ka qenë dhe mënyra se si prodhohet sallami. Është treguar se brenda sallamit kishte kocka të grira, lëkura të grira. Tjetër rast është skandali në doganën e fierit. Gruaja e tij kishte lidhje jashtë martesore me një drejtues institucioni dhe ai e kishte goditur shantazhuar, ka qenë një djali që kishte shkuar në disa vende or nuk kishte marrë për bazë denoncimin. Drejtuesi i doganës është shkarkuar nga detyra."
Everest Dedaj jep këtë pasqyrim sa i përket politikës:
“Në zhvillimet politike për më shumë se 18 muaj e gjithë vëmendja ka qenë tek opozita për shkak të ndryshimeve si në PD dhe në LRI. Ajo që ka qenë e rëndësishme është dhe konflikti brenda PD dhe që kulmoi me një protestë ajo e 8 janarit ku Berisha kërkonte të merrte godinën e PD. 6 marsi rikthimi i Metës hapi garën në 6 bashki që për 6 vite ishin pa kryetar. Koha ka dhënë të drejtë për akuzat që lidhen me incineratorët. Ka pasur disa zyrtar të cilët kanë shkuar në burg. Për herë të parë kishte një zhvillim të rëndësishëm që ishte samiti i BE në Shqipëri.”
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

