Jetonin të izoluar në pyll me frikën nga ariu, familja rrëfen zhvendosjen në qytet
Pastorja dhe avokatia Gjystina Golloshi ka ndihmuar një familje që jetonte në pyll duke e zhvendosur në qytetin e Elbasanit.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ishin disa nga anëtarët e kësaj familje.
Golloshi u njoh me këtë familje në një emision televiziv dhe tha që do të bëj diçka për këtë familje. "Pata përkushtim dhembshuri dhe dashuri për këtë familje", tregoi ajo.
Sabina një nga vajzat e familjes tregoi vështirësitë me të cilat përballeshin kur jetoni në shtëpinë në pyll. Ajo tregon se kishin frikë të shkonin në shkollë pasi kishte arinj.
“Tani kemi kaluar mirë. Atje ku ishim më parë kemi kaluar një periudhë të vështirë, tani jo. Kur ishim tek shtëpia në pyll kishim vështirësi të ndryshme. kur shkonim në shkollë largësia ishte e madhe, kishim dhe frikë pasi na dilte ariu. Mund të dilte ariu rrugës, binte dhe borë. Babai na shoqëronte për në shkollë pasi kishim frik nga arinjtë. Në banesën që jetonim na binte shiu brenda siç binte jashtë.”
Gjystina Golloshi shprehet se duhet të bëjmë vepra të mira sidomos në këto kohë festash.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
