Kohë krize, Baro: Njerëzit më thjeshtë heqin dorë nga ushqimi shpirtëror sesa birra apo kafeja

Përkthyesja  Aida Baro  në emisionin “Jeto me Orën” në Ora News  foli rreth librave dhe qasjes që kanë shqiptarët ndaj leximit të tyre.

Ajo u shpreh se panairi i këtij viti ishte shpresëdhënës por thotë se njerëzit “e kanë më të thjeshtë të heqin dorë nga një ushqim shpirtëror sesa nga një birrë apo kafe dhe libri është i pari që e pëson”.

“Panairi i këtij viti ishte shpresëdhënës.  E kishim pritur me ankth këtë panair. Libri është i pari që e pëson në kohë krizash. Njerëzit e kanë më të thjeshtë të heqin dorë nga një ushqim shpirtëror sesa nga një birrë apo kafe dhe libri është i pari që e pëson. Fakti që bleni akoma na kënaqte shumë. Të enjte të premte sjellin fëmijët mbase nuk blejnë por ata mësohen me librin. Do të fillojnë dhe të lexojnë kjo është e bukura ngjallja e kureshtjes.  Libri është ndër dhuratat më të bukura. Duke i dhënë një libër dhuratë ti e mëson me idenë e leximit. Nuk është thjesht një mbushje shpirtërore por dhe një kujtim që e kujton bashkë me rritjen tënde.”

“Çfarë të bëjmë me problemet me rastet dhe me idetë?” është një ndër librat për të cilët ajo flet.

“Është një djalosh që ndeshet me këto probleme dhe nuk di ç’të bëjë. Kur i vjen një ide në kokë nuk arrin ta realizojë deri në fund. Nuk di të shfrytëzojë rastin. Dhe mua më kanë dhënë një pozitivitet të madh kur i kam përkthyer. Me vështirësinë  nuk duhet të trembesh.  Janë dhuratë e mrekullueshme për fëmijët sidomos një bashkëbisedim i mirë prind fëmijë.”

Libri tjetër për të cilin flet është “Jeta shpirtërore” të cilin e konsideron si një libër skandaloz.

“Jeta shpirtërore është përkthimi im i fundit.  Është një libër skandaloz. Nëna që këkron të josh vajzën. Një vajzë që kërkon të përdhos të gjitha vlerat borgjeze. Në bazë të kësaj aksiome ajo do të kryejë akte dhe veprime të skajshme. Në vitin 78 kur libri u botua ka pasur kritika të ashpra. Ai di ti zhbirilojë dhe ti nxjerr në pah pjesët e dëmshme të trupit të njeriut. Libri i Moravias “Jeta shpirtërore” përpiqet që të nxjerr në pah të gjitha vlerat njerëzore.”

Ajo e sheh si pozitive të ardhmen dhe mendon se njerëzit do të lexojnë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.