Ndodhi në derbin Tirana-Partizani, tifozi u shtir si i plagosur për të bërë një propozim martese

Një tifoz hyri në derbin Tiranë-Partizani dhe bëri sikur ishte i dëmtuar për t'i propozuar për martesë të dashurës së tij.

Një sportdashës shqiptar ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për t'i kërkuar partneres së tij të martohet me të.

I riu ka pushtuar fushën gjatë derbit kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit.

Më pas ai është shtirur si i plagosuri, kështu që në vendngjarje përveç personave të sigurisë ka shkuar edhe një mjek. 

E gjithë kjo bëri që partnerja e tij ti shkonte pranë për të parë se çfarë po ndodhte dhe atëherë ai u ngrit, u gjunjëzua dhe zbuloi unazën.