Përçarje, dhunë dhe arrestime, pse 1000 policë me automatikë ishin kundër aktorit Neritan Liçaj?

Të gjithë e mbajmë mend forcën rezistente kundër shembjes së teatrit dhe sagës së madhe që vazhdon edhe në ditët e sotme.

Kauza “Teatri aty ku ishte dhe siç ka qenë” po krijon shumë polemika edhe pas shembjes së tij.

Neritan Liçaj, ndër aktorët që ka lobuar dhe vazhdon t’a bëjë u ndal në një moment që të bën për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht, mbi mënyrën sesi forcat e policisë u sollën me artistët.

Ai këtë gjë e ndan në D-Night në Rtv Ora me Dajana Shabanin.

Neritan Liçaj: Ai dërgoi 1000 e ca policë kundër meje kundër 50 vetëve që ishim ne atë natë, apo 60 sa ishim…gjithë ata policë sikur unë të isha..çfarë të them të isha Rambo.

20 Policë me automatikë në çati… ore çuna iu thashë 2 më mjaftoni se nuk jam njeri i dhunshëm. I kapi e qeshura edhe vetë policët.

Dajana: Kush ishte ministër i brendshëm asokohe?

Neritan Liçaj: Ishte vetë ministri me mbiemri leshi…dmth Lleshi {plas e qeshura në studio}

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: