"Back home" në TOB nga Adela dhe Anxhelo Muçollari

Balerinët Adela dhe Anxhelo Muçollari motër e vëlla në emisionin “Jeto me Orën” në Ora Neës floën rreth shfaqjes që do të organizojnë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.   

Anxhelo tregon që është një kohë e gjatë që kanë shqyrtuar realizimin e këtij projekti.

Anxhelo Muçollari: U bë një kohë e gjatë që e mendojmë, sa më shumë kohë aq më tepër do të shtosh gjëra. Po e shijojmë shumë dhe jemi të emocionuar pasi duam të nxjerrim një gjë të bukur. Kemi një vizion për të ardhmen ku mendojmë projekte dhe plane se si do të programojmë.

Adela thotë se në shfaqje të gjithë do të gjejnë veten.

Adela Muçollari: Të gjithë do të gjejnë veten. Ka shumë emocion dhe mendoj se ju përshtatet të gjithëve. Organizimi është një sfidë e vërtetë. Kur bashkohen të gjithë artistët bashkë dhe bashkëpunojmë ja arrijmë qëllimit.

Në skenë do të ngjiten mbi 150 artistë.

Anxhelo Muçollari: Në skenë do të ngjiten mbi 150 artistë. Kemi aktivizuar të gjithë studentët e shkollës së baletit. Në fillim shumica ishin konfuz, kishte shumë pjesmarrës. Jemi munduar ta bëjmë sa më specifik. Tani ndihet energjia, është një kënaqësi e madhe.

"Back home" jepet me datë 23.24. dhe 25 dhjetor në orën 8 të mbrëmjes.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.