Ismail Keta, shtëpi pushke "Djalin e tretë e nisëm për vajzë"
Ismail Keta frymëzon për faktin që ka treguar vullnet dhe disiplinë në punën e tij dhe profesionin e tij por dhe për sukseset që ka korrur duke u shpallur 3 herë kampion botë në Kickboxing &Thai.
Për festat e fundvitit thotë se në vendin e tij është më i lumtur se në çdo vend tjetër.
Ai ndau dhe kujtime nga fëmijëria.
Ismail Keta: Në bredh vendosnim leshin e deles për të simbolizuar borën. Tavolina nuk ishte si ditët e sotme e mbushur. Gëzonim që kishte portokalla. Ata kohë ishin të vështira por dua të kujtoj mirësinë e asaj kohe. Bukuria ishte se kënaqeshim me pak, gëzonim për Vitin e Ri. Uroni njëri tjetrin.
Forcën thotë se e gjen tek vendi i tij.
Ismail Keta: Unë vërtet kam garuar për Gjermaninë por flamurin shqiptar e mbaja gjithmonë në gjoks pasi aty gjeja forcën. Detyrë kryesore është të mos e turpërosh vendin tënd dhe unë jam përpjekur e munduar. Por që më ka mbajtur me këmbë në tokë ka qenë e kaluara. Nuk kam dashur të harroj të kaluarën, fjalët e gjyshit tim. Gjyshi im thoshte “burri që është burrë për vatanin dhe sedrën duhet të vdes”. I jam mirënjohës pafund pasi falë fjalëve të tij nuk dorëzohesha nga qëllimi im.
Keta është prind i tre djemve Gjergjit, Kastriotit dhe Arianitit.
A je një baba autoritar?
Ismail Keta: Unë asnjëherë nuk ju bërtas fëmijëve. Ua shpjegoj edhe 100 herë se çfarë duhet të bëjnë.
A do të kishte dashur të kishe një vajzë?
Ismail Keta: Të tretin e nisëm për gocë. Forca e një prindi nuk është vetëm të bësh fëmijë dhe ti edukosh. Ne jemi një racë e pasur bujare dhe duke rritur një gocë doja të jap kontributin tim por nuk u bë.
