Spiunime & survejime, Liçaj: Na shpallën armik të vendit, po të ishte Enver Hoxha gjallë do na fluturonte koka

Ai është një ndër aktorët më të dashur për publikun e gjerë të të gjitha moshave. Një talent që ka guxuar gjithmonë të sjellë për publikun role nga më të vështirat e deri tek ato provokueset.

Neritan Liçaj ishte i ftuar në D-Night në Rtv Ora nga Dajana Shabani dhe foli për një kohë të vështirë që familja e tij kaloi në kohët persekutimeve. Ishte viti 1988 kur motra e tij u largua nga Shqipëria dhe aktori ndan me ne historinë e së kaluarës.

Dajana: Historia e emigrimit është e hershme në familjen tënde. Kthehemi pas në vitin 1988 kur motra jote Elvira vendosi të largohej dhe në fakt super guxim, e paskeni në gjak këtë pjesën e “çmendurisë” Çfarë ndodhi me familjen tënde?

Neritan Liçaj: Ajo është një nga njerëzit më kurajoz që kam njohur në jetën time. Atëherë persekutimi ndodhi, por jo ai i rëndi sepse regjimit i kishin rënë dhëmbët dhe nuk ishte më ajo dora e hekurt dhe rasti i Elvirës bëri shumë bujë.
Po të ishte Enver Hoxha gjallë do të na fluturonte koka!

Dajana: Ju u persekutuat?

Neritan Liçaj: Jo ndonjë kushedi së çfarë…Babit dhe mamit iu hoqën teserat e partisë, sigurisht u bënë mbledhje pa fund dhe u shpallëm familje armike e popullit, por nuk pësuam internime apo burgime.

Por, sigurisht survejimi ishte, spiunimi ishin të gjitha pa diskutim!

D-Night një program nga Dajana Shabani live në RTV Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: