Elhaida dhe Lediani në një romancë, çifti konfirmon lidhjen e përfolur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2022, 09:28
Elhaida Dani dhe partneri i saj në kërcim në spektaklin “Dancing with the stars”, Ledian Agalliu konfirmojnë se po jetojnë një romancë dashurie.
Në kërcimin e mbrëmjes së djeshme ata u puthën duke konfirmuar romancën e përfolur nëpër media prej pak kohësh.
“Menduam ta ndanim, por jo aq shumë sepse është diçka kaq e shenjtë dhe delikate dhe do të donim ta mbanim për vete dhe të ndajmë për publikun atë që ndodhi sot, por jo më gjatë. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme, sido që të shkojë ‘Dancing with the stars’.” – u shpreh Elhaida.