Kënaqësia e festës së Vitit të Ri, Tafaj: Ka vite që gëzimet enden në të tjera fusha

Arben Tafaj, Kryetar i Shoqatës Tirana thotë se fakti që nuk ndjehen festat si më parë ka të bëjë me rritjen e pragut të kënaqësive te shqiptarët.

Sakaq ai kujton se më herët Viti i Ri nuk është konsideruar si një festë kryesore.

“Vitet e fundit pas viteve ’50-’60 filloi të ushqehej si një datë që lidhej me vitin kalendarik dhe jo një festë që lidhej me rrënjët shpirtërore”, tha ai.

Arben Tafaj: Sot tryeza e shqiptarëve nuk është më qëllim të mbushet vetëm një dit. Ka vite që gëzimet enden në të tjera fusha i gëzohen biznesit, arritjeve shkencore, marrëdhënieve kulturore. Në një farë mënyre është rritur pragu i kënaqësive të shqiptarëve. 31 dhjetori pritet me gëzim nga shqiptarët pasi jemi njësuar dhe ne me këtë festë që është në të gjithë botën. Tirona dhe Shqipëria e Mesme nuk e kanë pasur vitin e ri festën kryesore, Bajrami ka qenë festa reale e jona. Stërgjyshërit tanë e trajtonin si një festë pagane. Nuk është dhe ndonjë festë kushedi se çfarë në raport me historinë e komuniteteve tona. Vitet e fundit pas viteve ’50-’60 filloi të ushqehej si një datë që lidhej me vitin kalendarik dhe jo një festë që lidhej me rrënjët shpirtërore.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.