Nga kërkesa e mamasë për nusen, kokteili sekret e ëndrra për futbollin, baristi i "Ciao shqipe" në një rrëfim të veçantë

Jurgen Hakani baristi me origjinë nga Shijaku, jeton në Itali prej shumë kohësh.

Përmes spektaklit që dhuron në rrjete teksa përgatit kokteile është bërë i famshëm.

Jurgeni tregon se kur vjen në Shqipëri qëndron disa kohë si dhe thotë se “ Gjyshin e kam pik të dobët dhe i tregoj gjithçka” .

Si e cilëson 2022?

Jurgen Hakani: 2022 është viti më i mirë që unë kam përjetuar. 2021 kaloi mirë por 2022 kompletoi gjithçka dhe po ec në rrugë të mbarë. Djemtë 11, 12 vjeç apo dhe vajzat që duan të bëhen bariste e që më shohin në rrjetet sociale më shkruajnë dhe më thonë ‘dua të bëhem si ti’. Unë kam bërë pak por është një gjë e bukur kur dikush të merr si shembull.

Pse bikërisht barmen?

Jurgen Hakani: Nisi gjithçka si lojë. Ëndrra ime ka qenë futbolli. Jo çdo gjë mund të arrihet por mund të arrihet një gjë tjetër kur nuk realizohet një gjë. Puna e parë që kam bërë është një lokal ku më dërgoi shkolla. Pronari i lokalit ka vënë një foto timen në lokal. Asnjëherë nuk i ka thënë punës jo. Shoh disa të famshëm në intervista q tregojnë se kam punuar kamarjer. Kamarjer nuk është një punë e keqe. Mund të arrijnë që një ditë të marrin më shumë se një profesion tjetër. Kam motrën avokate por rroga ime dhe e motrës sime janë gati njësoj për të mos thënë që unë marr më shumë.

Të është dashur shumë punë?

Jurgen Hakani: Po më është dashur shumë punë. Për të arritur diku duhet shumë punë. Unë jam stërvitur brenda një garazhi dhe stërvitem për kompeticionet e mia ndërkombëtare ku tregon nga vjen dhe kualitetin e profesionit. Në Londër mora vendin e 16 n botë dhe më thanë që isha i pari shqiptar që mora pjesë në një kompeticion të tillë.

Ai thotë se i ndan recetat e kokteive me të gjithë por vetëm atë që i ka dedikuar mamasë së tij që ëshët me spec të kuq nuk e ka ndarë recetën.

Jurgen Hakani: Ne si familje jemi shumë të lidhur. Kur isha i vogël shkoja pas mamit teksa merrej me bujqësi. Një dit teksa merrej me speca më mbet era e specit të kuq. Arrita të bëja me të një recetë të duhur. Mami më thotë ec se kokteil është’ por i bëhet qejfi përbrenda.

“Ka disa kokteile që janë unik. Ata që njerëzit të thonë nuk i kam provuar ndonjëherë duken si më unik.”, tregon ai.  

Sa i përket jetës së tij personale Jurgen tregon se është i fejuar dhe vitin e ardhshëm mund ta çojë më tej marrëdhënien, drejt një martese.

Jurgen tha: Është hera e parë që e tregoj se jam i fejuar. Kismet këtë verë nuk i dihet do të bëhet diçka tjetër. Njihemi prej 1 viti e gjysmë. Te partnerja më tërhoqi thjeshtësia dhe ato traditat tona shqiptare. Mami nuk ka dashur ta marr nusen italiane. Më thoshte aman mos ma bjer nusen italiane te shtëpia.