"Simfonia epike" Fatos Qerimaj tregon sekretin për të qenë aq ‘i gjallë’ në art

Profesori, klarinetisti dhe kompozitori Fatos Qerimaj  në një intervistë në emisioni “Jeto me Orën” në Ora News foli rreth jetës së tij familjare por dhe veprimtarive e krijimtarive artistike.

Qerimaj thotë se ky vit ka qenë shumë i ngarkuar nga aktivitetet.

“Ky vit ka qenë shumë i ngarkuar nga aktivitetet. Pandemia ishte një pikë që më dha mundësinë e një kreativiteti të gjerë. E ndjeva veten pak të vetmuar në shtëpi dhe i gjithë presioni u përqendrua të jetë te veprat simfonike. Kjo bëri që të kisha një prodhimtari të mirë. Me të mbaruar simfonia kisha goxha gjëra për të treguar për publikun.”

Çfarë do të cilësoni si më mbresëlënëse?

“Ky vit për mua ka dhe një dhimbje të madhe për largimin e babait tim nga jeta. Ndodhi që në kulmin e kreativitetit tim babai u largua. Një pjesë e simfonisë që prezantova këtë vit ishte dhe për babain.”

Çfarë kujtoni nga marrëdhënia me babain?

“Ka qenë një prind që na ka ofruar të gjitha mundësitë që ka pasur. Mendoj se ka ditur ti bëjë mirë të gjitha gjërat. Ishte një baba që na dha leksione të mira. Mendoj se e gjithë familja ia kemi kthyer në njëfarë mënyre.”

"Simfonia epike" çfarë përfaqëson?

"Simfonia epike" është një projekt që unë mendova të tregoj shumë nga ana ime profesionale. Ka një epizëm shumë të bukur. Vepra, projekti im ishte për tu realizuar në Kosovë. Realizimi në kosovë më jepte një ndjenjë të mirë. Ishte një mbrëmje mbresëlënëse për mua. Mënyra si e pritën simfonin ëdhe e ekzekutuan më la një shije jashtëzakonisht të mirë.”

Cili është sekreti për të qenë aq i gjallë në art?

“Është një ndjesi dhe një aludim pak supersticioz sesi tingujt që vijnë brenda teje fillon ti seleksionosh se cilët janë më të mirë për ti hedhur. Ka dhe tinguj që nuk duhen. Mendimet dhe tingujt janë personale dhe kanë një vend të çuditshëm në mendjen njerëzore.  Un kam sfidë me vetveten me askënd tjetër.”

Të rinjtë a e kanë vullnetin për të realizuar atë që duan?

“Duhet menduar për të nesërmen. Kjo kërkon punë, hulumtim, një gjë që brezi tashmë nuk  i ka të themi realisht. Mund të ketë individ të spikatur por në përgjithësi mungon ideja e performancës, ideja kreative, diçka origjinale që me të vërtetë krijon gjëra rreth vetes.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.